Site icon PrishtinaPress

Publikohet lista e Kosovës për parakualifikimet në Eurobasket 2025

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Rami Hadar ka publikuar listën e gjerë të Kosovës për ndeshjet e korrikut dhe gushtit.

Hadar ka përzgjedhur 17 lojtarë, të cilët do të jenë në grumbullime, e më pas lista do të shkurtohet në 12 sosh.

Kosova do të zhvillojë katër ndeshje brenda dy muajve në kuadër të parakulaifikimeve për Eurobasket 2025.

Për herë të parë Kosovës A iu është bashkangjitur edhe Shendrit Llapi, i cili me herët ka qenë pjesë e grupmoshave të reja.

Kosova është në Grupin H, ku do të luajë me Zvicrën dhe Danimarkën në parakualifikimet e Eurobasket 2025.

Ndeshjen e parë Kosova e luan në shtëpi më 19 korrik, ku e pret Zvicrën, pastaj luan dy ndeshje jashtë më 26 korrik ndaj Danimarkës dhe me Zvicrën më 29 korrik. Ciklin para kualifikues Kosova e mbyll në shtëpi më 5 gusht, ku është nikoqire e Danimarkës.

Exit mobile version