-2.3 C
Pristina
Thursday, February 20, 2025

Buy now

spot_img

Publikohet lista e kandidatëve më të votuar të LDK-së, priten emra të rijnë në Kuvendin e Kosovës

Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala e Avdullah Hoti, përbëjnë 5-shen e kandidatëve më të votuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kur kanë përfunduar rreth 80% të numërimit të votave për kandidatët për deputetë është publikuar edhe lista e deputetëve më të votuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që në nivel qendror mban pozitën e tretë si partia më e votuar.

Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është votuar nga 87,051 qytetarë. Pas Abdixhikut, e dyta në listë është Doarsa Kica-Xhelili. Ajo ka siguruar 34,965 vota, ndërkaq rreth 2 mijë vota më pak se ajo ka marrë Hykmete Bajrami.

Në top-5she janë edhe Kujtim Shala e Avdullah Hoti.

Numri 2 i LDK-së, Kujtim Shala ka marrë 29 mijë vota, ndërkaq ish-kryeministri Hoti ka marrë rreth 23 mijë vota.

Një numër të madh të votave kanë siguruar edhe Lutfi Haziri e Anton Quni.

Haziri ka marrë 22 mijë vota, ndërkaq Quni rreth 1 mijë më pak.

Për herë të parë në Kuvendin e Kosovës pritet të jetë edhe Jeohna Lushaku Sadriu. Drejtoresha e arsimit në komunën e Prishtinës ka marrë rreth 17 mijë vota.

Përpos Lushaku-Sadriut, për herë të parë në Kuvend pritet të jetë edhe Serbeze Muçaj, Krenar Xhaferi e Paris Guri.

Në 10 kandidatët më të votuar janë edhe Imri Ahmet e Armend Zemaj.

Kryetari i Lipjanit ka mare 16 mijë vota, kurse Zemaj rreth 15 mijë sosh.

Lista pritet të ndryshojë me numërimin përfundimtar të votave.

Lista e plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img