Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë të dhënë në dhjetorin e vitit 2024, ka thënë se ministri i Mbrojtjes së Qeverisë Kurti, Ejup Maqedonci, ka dhënë një rizotim të shkruar për KFOR-in për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 në mes të NATO-s dhe Republikës së Kosovës për dërgimin e ushtrisë së Kosovës në Veri të vendit, shkruan Periskopi.
Këtë letër sot e ka publikuar ekskluzivisht gazetari Lirim Mehmetaj, në profilin e tij në Facebook.
“Albin Kurti, përmes ministrit të vet të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka dërguar letër KFOR-it ku zotohet se nuk do ta dërgojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Veri të vendit, përveçse me leje të KFOR-it”, ka shkruar Mehmetaj.
Kujtojmë se lidhur me këtë letër Kurti kishte akuzuar ish-presidentin Thaçi, duke thënë se ky zotim përbën skandalin më të madh që ka gjetur nga ish qeveritë e kaluara./ PERISKOPI
Postimi i plotë:
Ekskluzive: Letra ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
Albin Kurti, përmes ministrit të vet të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka dërguar letër KFOR-it ku zotohet se nuk do ta dërgojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Veri të vendit, përveçse me leje të KFOR-it.
Një zotim të njëjtë të bërë nga Hashim Thaçi në vitin 2013 Albin Kurti e pati quajtur tradhti e lartë kombëtare.
Madje e pati dërguar si dokument edhe në prokurori për ta dënuar Thaçin.
Kurti ka thënë se ky zotim për të përbënte edhe skandalin më të madh që ka gjetur nga ish qeveritë e kaluara.
Por, si një papak i vërtetë, ai me 30 nëntor 2024 bënë saktësisht të njëjtën.
Tash kanë me u çmend se ka e gjeta unë këtë dokument. Ehh po çka me bo, e gjej unë.
More pisa more…