Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperja nga Prizreni, Tayna, ka lansuar sot për Ditën e Pavarësisë ‘intro’-n e albumit të ri, “Heroinat”.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa Doruntina Shala (emri i vërtetë) mori vëmendje me dukjen tërheqëse.
“Heroinat” siç mban edhe titullin i dedikohet të gjitha femrave shqiptare që kanë lënë gjurmë në historinë tonë.
Tayna (Foto: YouTube)
Ajo edhe në këtë video ka përmendur Mbretëreshën Teuta, Majlinda Kelmendin, Shote Galicën, Marigonën, Nexhmije Pagarushën, Elena Gjikën etj.
Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse miksimi, masterizimi dhe producimi u bë nga Cricket.
Projekti, i punuar në ‘Friends Entertainment’ nën drejtimin e Yllka Mustafës, besohet se do mirëpritet nga fansat e publiku.
Tayna (Foto: YouTube)
Videoja i është besuar Wonder dhe producent ekzekutiv theksojmë se është Rinor Hykolli.
Në vijim pritet të publikohen edhe këngët e tjera nga albumi i ri i Taynës.