Site icon PrishtinaPress

Publikohet fotografia e Gëzim Çelës pasi u kap nga EUROFAST në Ferizaj

Është arrestuar sot në Ferizaj, Gëzim Çela që ishte në kërkim nga autoritetet e drejtësisë në Shqipëri.

Çela u kap nga njësitet e EUROFAST-it në Kosovë, në një aksion që u bë në Ferizaj.

Indeksonline ka siguruar fotografi të Çelës, pasi u kap nga policia.

Çela po kërkohej nga autoritetet e drejtësisë në Shqipëri.

Ish-punonjësi i policisë, Çela konsiderohet edhe si “baroni i drogës” në Fushë Kuqe, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës.

Në vitin 2015, Çela është akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, teksa në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

55 vjeçari akuzohet për trafikim me drogë, si dhe prodhim dhe posedim ilegal të armëve.

Exit mobile version