Site icon PrishtinaPress

Publikohet fotografia e Fehmi Lladrovcit para gjyqit

Sot në 24 vjetorin e rënies heroike të heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, fotografi i njohur Ilaz Bylykbashi e ka publikuar një fotografi të rrallë të Fehmiut.

Në fotografi ai shihet duke u përball me drejtësinë në një sallë të gjyqit, në Prishtinë në vitin 1984.

“Për mos me u harrue: Fehmi Lladrovci i akuzuar për veprimtarinë e tij atdhetare!” – ka shkruar Bylykbashi në mbishkrimin e fotografisë.

Dy heronjtë, Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, ranë heroikisht pas betejës disaorëshe me forcat serbe në Gradinë.

Për shkak të veprimtarisë politike, Fehmi Lladrovci ishte burgosur nga forcat policore serbe në fillim të shtatorit të vitit 1985 dhe ishte dënuar me 10 vjet burgim.

Dënimin e kishte vuajtur fillimisht në burgun hetues të Prishtinës dhe më pas në atë të Gjilanit./Prishtinapress/

Exit mobile version