Policia thotë se publikimi i fotografive për dy të dyshuarit ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet i mundur identifikimi-lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.
Personat e shpallur në kërkim janë të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e ndodhur me datën 30 maj 2021, në Skenderaj..
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë e Kosovës .
Informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu
– 044/633 551
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com
Shpërndaje në rrjete sociale