Tregut muzikor shqiptar gjatë ditës së sotme (e shtunë) i është shtuar edhe një projekt tejet i veçantë.
Bëhet fjalë për këngën “Aishel”, që erdhi si bashkëpunim mes artistëve, Arilena Ara dhe Alban Skenderaj.
Kjo është bërë e ditur përmes postimeve në rrjetin social Instagram, ku dyshja njoftuan fansat për lansimin e projektit.
Për instrumentalin e këngës është përkujdesur Lorenc Aliaj, kurse për tekstin dhe melodinë ka punuar kantautori i njohur.
Në pjesën vizuale dyshja shihen në një vend malor, të veshur me plot stil, xhirime të cilat i ka kryer Sekuencë.
Një prodhimtari e tillë mes dy artistëve të mëdhenj është pritur që moti, ndërsa tani po shpërthejnë klikimet në platformën YouTube.