3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet draft-statuti i Vuçiq-it për Asociacionin, këto janë pikat që refuzoi Kurti

Dje në kuadër të takimit të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq është bërë edhe prezantimi i drafit të statutit të Asociacionit nga Grupi Menaxhues i kryesuar nga Danijela Vujiçiq, grup ky që sot edhe është shkarkuar nga Qeveria e Kosovës.

Mediumi serb Novosti, i afërt me pushtetin e Vuçiqit ka publikuar sot draftin e propozuar nga ekipi i Vujicic dhe kanë përmendur disa prej neneve të këtij drafti që sipas tyre nuk i kanë pëlqyer kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.

Siç shkruan “Novosti”, kryeministri Albin Kurti ka shprehur shqetësimin e tij për Nenin 2 të këtij drafti që flet për territorin që do të mbulohej nga Asociacioni dhe “simbolet e shtetësisë”, përfshirë të drejtën për flamur, stemën, himnin dhe selinë administrativë që do të ishte në Mitrovicën e Veriut.Gjithashtu mospajtim të thellë Kurti raportohet të ketë pasur edhe me Nenin 16 në të cilin flitet për atë se si Asociacioni menaxhon pronat dhe asetet publike, infrastrukturën dhe burimet natyrore.

“Novosti” përmend edhe fakti që specifikon të drejtën e Asociacionit për të marrë para nga buxheti i Serbisë.Kosova ka shprehur mospajtim edhe me Nenin 54 ku thuhet se asetet publike (rrugët, urat, tunelet, hekurudhat, parqet) që ndodhen brenda territorit të Asociacionit menaxhohen nga vetë Asociacioni.

Ky draft është refuzuar në tërësi nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ndërkohë ministri i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi një ditë pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel ka shkarkuar Ekipin Menaxhues./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img