Sot organizohet tryeza “Analiza e Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë”, që organizohet nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC), në bashkëpunim me Zyrën e OBSH-së në Prishtinë.
Në këtë tryezë do të prezantohet hulumtimi “Analiza e Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë – Zbatimi i Konceptit të Mjekësisë Familjare”, i cili do të pasohet me një diskutim të hapur në mes të pjesëmarrësve.
Ky hulumtim adreson mangësitë dhe zbrazëtirat e kornizës ligjore dhe zbatimit praktik të kujdesit parësor shëndetësor dhe në të njëjtën kohë jep rekomandime konkrete për përmirësimin e shërbimit të kujdesit parësor shëndetësor.
Në tryezë pjesëmarrës do të jenë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, shefi i Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, Skënder Syla, përfaqësues të qendrave të mjekësisë familjare, përfaqësues të Ministrisë së shëndetësisë, OBSH-së dhe KADC-së.