8.5 C
Pristina
Monday, November 4, 2024

Buy now

spot_img

Publikohen shifrat, përdoruesit kanë shpenzuar 10 miliardë dollarë në TikTok

Dhjetë miliardë dollarë është shuma që përdoruesit në të gjithë botën kanë shpenzuar në TikTok duke e bërë aplikacionin e parë – që nuk është lojë – i cili arrin këtë nivel të ardhurash. Pritet që shumë shpejt të bëhet aplikacioni me fitimet më të larta.

Në një raport të fundit të “data.ai” renditen edhe katër aplikacione lojërash që kanë arritur këto shifra të ardhurash: Candy Crush Saga, Honor of Kings by Tencent, Monster Strike dhe Supercell’s Clash of Clans.

“TikTok është pranë momentit historik për t’u bërë aplikacioni me fitimet më të mëdha të arritura ndonjëherë.

Parashikohet që ato të shkojnë në 15 miliardë dollarë në vitin 2024.

Përdoruesit e këtij aplikacioni shpenzojnë 11 milionë dollarë në ditë”, tha Lexi Sydow, drejtuesja e data.ai, teksa prezantoi raportin e fundit

Të ardhurat e TikTok-ut vijnë nga përdoruesit që blejnë dhurata për influencerët në këtë rrjet social, i cili më pas mban 50% të kësaj shume, ndërsa pjesa tjetër i kalon përdoruesve.

Por nuk janë vetëm këto, pasi të ardhurat gjenerohen edhe nga reklamat.

Në raport theksohet se dy aplikacionet e tjera që nuk janë lojë, Tinder dhe YouTube kanë arritur nga 2 deri në 3 miliardë dollarë ndërsa po mbyllet viti 2023.

Edhe pse ka arritur në shifra të tilla, TikTok është mbyllur në disa shtete, pasi janë ngritur dyshime për vjedhje të të dhënave, por edhe për varësi të përdoruesve, të cilat më pas sjellin dëmtime në shëndetin mendor, por këto pretendime janë mohuar kompania në pronësi të “ByteDance” në Kinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img