Policia e Kosovës ka shpallur rezultatet e konkursit për zyrtarë policorë që ishte hapur më 27 tetor të vitit 2021.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i ka thënë Gazetës Express se kjo është gjenerata e dytë nga ky konkurs, meqë gjenerata e parë tashmë kanë dalë në detyrë.
“Rezultatet e shpallura janë të konkursit të 27 tetorit 2021. Nga ky konkurs një gjeneratë kanë dalë në detyra, kjo është gjenerata e dytë”, ka thënë Krasniqi.
Kandidatët në listë duhet të paraqiten në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, për nënshkrimin e kontratës më 6 dhe 7 prill.