Gjiganti i modës Louis Vuitton ka publikuar një video nga prapaskenat e fotosesionit ikonë të futbollistëve Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duke luajtur shah.
Interneti shpërtheu kur një foto e Messi duke luajtur shah me Ronaldon, me një mbishkrim ku shkruhej: “Fitorja është një gjendje shpirtërore”, u postua të shtunën (19 nëntor), një ditë para Kupës së Botës në Katar.
“Ky do të jetë botërori im i pestë. Fitorja më e paharrueshme ishte vlerësimi nga populli argjentinas. Ishte një fitore e madhe për mua”, thotë Messi përgjatë videos.

Foto: Louis Vuitton/Instagram
“Ky do të jetë botërori im i pestë, kështu që mendoj se është një arritje e madhe”, shprehet Ronaldo në anën tjetër.

Foto: Screenshot/YouTube
Por, ajo që la të zhgënjyer fansat e dy prej yjeve më të mëdhenj në historinë e futbollit është se ndonëse u panë bashkë në foto, të kundërtën e thotë video, përmes së cilës shihet se ata nuk janë takuar me njëri-tjetrin në set.

Foto: Screenshot/YouTube
Ndonëse video u publikuar sot gjatë ditës (e diel) në llogarinë zyrtare të Louis Vuitton, duket se reagimet e fansave të dëshpëruar bëri që ajo të fshihet menjëherë nga faqja.
Ndërkohë, imazhi është bërë viral dhe në llogarinë e Ronaldos në Instagram deri më tani ka grumbulluar mbi 31 milionë pëlqime, teksa te ajo e Messi mbi 25 milionë.