Polici që u plagos mbrëmë në veri është në gjendje të mirë shëndetësore.
Mjeku Alban Shabani, ka publikuar pamje nga spitali bashkë me të.
Mjeku Shabani ka thënë se ai është plot vullnet e forcë për t’i shërbyer vendit.
“Shoku jem ashtu si’ç je plotë vullnet e forcë për ti shërbyer vendit ashtu i perballove edhe plumbave të armikut! Ne jemi afer teje tani ne këto momente sikur ti që je çdo ditë në mbrojtje të vendit e qytetarëve! Zoti i ruajt policinë e Kosovës”, ka shkruar ai sipër fotos së publikuar.
Polici i Njësisë së Reagimit të Shpejtë është plagosur në krah dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, njoftoi sot QKUK përmes një njoftimi për media.
Ky sulm ka ndodhur pak orë pasi Policia rriti praninë në komunat e veriut.