Site icon PrishtinaPress

Publikohen pamjet: Momenti kur 59-vjeçari u shkon nga pas vajzave që i theri në Ferizaj

Janë publikuar pamjet e të dyshuarit, Ekrem Sadiku, 59-vjeçar i cili ka therur me thikë katër kalimtarë të rastit dje në qytetin e Ferizajt.

Pamjet e siguruara nga Top Channel, tregojnë të dyshuarin duke iu shkuar nga pas dy vajzave të cilat i theri me thikë, njëra prej tyre 10-vjeçare e cila fillimisht ishte në gjendje të rëndë, por më pas stabile.

Klan Kosova ka kuptuar se tre të lënduarit nga sulmi janë të komunitetit joshumicë, me njërin shtetas të Shqipërisë.

I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje.

Exit mobile version