Site icon PrishtinaPress

Publikohen pamjet: Momenti i aksidentit të rëndë në Veternik

Është publikuar një video nga momenti i aksidentit në hyrje të Prishtinës.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga portali KosovaNews, kamioni e humb kontrollin dhe del nga njëra korsi, në tjetrën.

Në korsinë tjetër, kamioni përplaset me disa vetura të cilat po lëviznin në krahun e kundërt.

Policia e Kosovës tha sot se 11 persona janë lënduar si pasojë e aksidentit.

Gjithsej, 11 vetura dhe kamioni janë përfshirë në këtë aksident.

https://usercontent.one/wp/www.prishtinapress.org/wp-content/uploads/2024/10/462770453_27047399981574947_7340558333642639388_n-1.mp4?media=1728666230
Exit mobile version