Site icon PrishtinaPress

Publikohen pamjet kur u sulmua me çekiç bashkëshorti i ish-kryetares së Kongresit amerikan, Nancy Pelosit

Pamjet e kamerave të trupit të policisë të publikuara të premten zbulojnë momentin kur Paul Pelosi u godit në mënyrë të egër me një çekiç më 28 tetor.

Pamjet e kamerës tregojnë një pamje të dhimbshme në fytyrën e Pelosit teksa mbante në dorë një çekiç, ndërsa DePape largon paska duart prej mjetit të fortë pasi ata hapin derën për policët dhe pyesin se çfarë po ndodh.

Megjithatë, DePape shumë shpejt e mori çekiçin dhe filloi ta godiste Pelosin, i cili është bashkëshorti i ish-kryetares së Kongresit amerikan, Nancy Pelosi.

Sulmi e la Pelosin pa ndjenja gjersa kafka iu kishte dëmtuar rëndë, raporton nypost.

Pelosi u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë, ku iu nënshtrua një operacioni të vështirë. Ai kaloi gati një javë në terapi intensive.

DePape u deklarua i pafajshëm për tentativë vrasjeje, vjedhje të shkallës së parë dhe akuza të tjera në Gjykatë.

Ndryshe, ai mund të dënohet me 50 vjet burg nëse shpallet fajtor.

 

Exit mobile version