1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Publikohen pamjet e vrasjes se ish-liderit prorusë në Ukrainë? (Video)

Mediat ruse kanë publikuar një video, me të cilën pretendojnë se shfaq momentet e fundit të jetës së ish-liderit separatist të vetëshpallur të Republikës Popullore e Donjeckut (DNR), Aleksandr Zakharchenko.

Në video shihet se si pjesëtarët e sigurimit të tij i afrohen kafiterisë “Separ”, ku njëri prej tyre futet fillimisht për ta kontrolluar sallën brenda, dhe më pas hyn edhe lideri i DNR-së me një truproje. Ndërsa disa sekonda më vonë, ndodh një shpërthim i fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Ai e vizitonte shpesh këtë kafiteri, dhe ulej në tavolinën e njëjtë dhe për këtë vazhdimisht shkruante “e rezervuar”. Kujtojmë, se lideri prorusë në lindje të Ukrainës ishte vrarë më 31 gusht në një shpërthim të fuqishëm në qendër të Donjeckut, kurse tre persona tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Nga shpërthimi i fuqishëm, Zakharchenko nuk i mbijetoi plagëve të marra, kurse bomba e vënë në lokal dyshohet se ishte fshehur në një llampë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img