Këto janë pamjet e rënda të regjistruara gjatë masakrës së festivalit Nova tregojnë terroristët e Hamasit duke qëlluar dy gra teksa përpiqeshin të iknin. Pamjet u kapën nga kamerat e sigurisë në Kibbutz Alumim, i cili ndodhet vetëm në lindje të Izraelit ku u mbajt festivali, sipas kanalit Telegram South First Responders.
Video tregon një grup që arrin në Kibbutz pasi ikën nga festivali, duke menduar se ata janë të sigurt nga çdo sulm i mëtejshëm, shkruan South First Responders, raporton Daily Mail.
Megjithatë, ata papritmas u zunë në pritë nga tre persona të armatosur të Hamasit, të cilët shihen duke vrapuar në drejtim të tyre duke mbajtur në dorë armë që duket se janë AK-47.
Një nga terroristët e Hamasit shihet më pas duke ndjekur dy gra, të cilat i arrijnë përfundimisht . Në video shihet një nga militantët palestinez duke kapur prej flokësh njërën nga vajzat dhe më pas qëllon në drejtim të saj.
Më pas shoqja e saj e ngrira nga frika shihet duke u lutur për jetën e saj personit të armatosur, i cili më pas e ekzekuton atë.