Një zjarr i madh në orët e mëngjesit ka përfshirë objektin ish Zastava, fabrika e auto-pjesëve, tani që është ELKOS Center, në Pejë.
Këtë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës por edhe pronari i Elkos, Ramiz Kelmendi.
Kelmendi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se dëmet e shkaktuara pas zjarrit kapin shifrën 36 milionëshe.
Ndërkaq, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka vizituar sot objektin ku edhe ka shpërndarë foto pas zjarrit.



