Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik.
Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri.
“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Ditën e sotme janë publikuar disa foto të Luizit dhe Oltës nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku të dy duken brenda një shtëpie me disa valixhe nëpër duar.
Nuk është hera e parë që janë publikuar foto nga xhirimet, pasi disa ditë më parë fansat i kanë fotografuar aktorët duke xhiruar në natyrë.