Site icon PrishtinaPress

Publikohen pamje nga droni ku shihet duke u shtruar themeli i vilës së Radoiçiqit më 2019

Gjatë ditës së djeshme, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga bastisja e vilës së kriminelit serb, Milan Radoiçiq, në Liqenin e Ujmanit.

Radoiçiq, i cili deklaroi se është në krye të sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, si rrjedhojë e pasurisë së madhe që iu konfiskua brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga Sveçla u quajtë “Pablo Escobar i rajonit”.

Pamjet e publikuara të vilës, e cila ka një pamje mahnitëse nga Liqeni i Ujmanit teksa brenda nuk i mungonte pothuajse asgjë, shkaktuan reagime të shumta në Kosovë.

Kur u ndërtua e kush i dha leje, ishin pyetjet të cilat u dëgjuan më së shpeshti gjatë ditës së djeshme.

Për të marrë një përgjigje për to, Sinjali ka kontaktuar zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, por që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Megjithatë, në një kërkim të shkurtër, gjithçka duket se ka ndodhur në më pak se katër vjet. Në një video të publikuar në gusht të vitit 2019, shihet se atëkohë vetëm sa ishte vendosur themeli i kësaj vile.

Pamje me dron, të gjetura nga video e fotografit kosovar, Arben Llapashtica
Pamje nga bastisja e vilës së Radoiçiqit, shtator, 2023

Te vendi më i famshëm për momentin!Videon e kam realizua nga helikopteri në Gusht të vitit 2019Duket se baza qenka shtru ne atë vakt!

Posted byArben Llapashticaon Friday, September 29, 2023

Exit mobile version