Përkundër situatës së krijuar me COVID-19 përgjatë këtij viti, tashmë është bërë e ditur se Festivali i Këngës në RTSH do mbahet.
Meqenëse emrat u mësuan pak javë më parë, ditën e sotme (e hënë) u lansuan edhe këngët pjesëmarrëse të këtij kompeticioni muzikor.
Në kanalin zyrtar të Radiotelevizionit Shqiptar janë publikuar të 26-të këngët pjesëmarrëse të këtij edicioni, ndërsa përfshihen artistët si: Manjola Nallbani, Era Rusi, Anxhela Peristeri, Evi Reçi, Kastro Zizo, Kamela Islamaj etj.
Këto këngë gjenden në versionin ‘audio’ dhe artistët vijnë me performanca të mahnitshme.