-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Publikohen fotografi të FSK-së nga kërkimet në zonat e prekura nga tërmeti

Forca e Sigurisë së Kosovës i ka dalë në ndihmë shtetit shqiptar për kërkim-shpëtimin e të lënduarve pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Shqipërinë.

Janë publikuar fotografi të pjesëtarëve të kësaj forcë gjatë misionit për të shpëtuar jetë në Shqipëri.

Gjenerallejtënant Rama ka thënë se nëse është nevoja FSK është e gatshme të përkrah Shqipërinë edhe me trupa e pajisje shtesë.

Njësitë e FSK-së për kërkim-shpëtim urban, që janë të specializuara dhe të pajisura mirë edhe më njësinë K9 me qen që janë të specializuar për kërkim nën gërmadha, tashmë janë në Shqipëri dhe do të veprojnë nën komandën e Ushtrisë së Shqipërisë atje, varësisht se ku ka nevojë për ndihmë.

“Qysh ne mëngjes herët ne jemi në kontakt me autoritetet e Shqipërisë atje por edhe me Ushtrinë e Shqipërisë dhe kemi marrë informacion që gjendja është alarmante atje për shkak të dridhjes së tokës që ka ndodhur ne Shqipëri dhe bazuar në kërkesën e tyre që e kanë drejtuar drejt nesh i kemi nisë trupat tanë, i kemi nisë njësitë e kërkim-shpëtimit urban që janë të specializuara dhe të pajisura mirë duke marrë për bazë edhe njësinë me K9 ose me qenë që janë të specializuar për kërkim urban nën gërmadha por i kanë edhe pajisjet tjera. Normalisht ne pas vlerësimit të situatës të trupave tonë atje nëse është nevoja ne jemi të gatshëm t’i përkrahim edhe me trupa shtesë dhe pajisje shtesë, varësisht prej nevojës dhe situatës atje”, tha Rama.

Janë 40 pjesëtarë të FSK-së që janë nisë për Shqipëri dhe janë njësi të specializuara që tani do të veprojnë nën komandën e Ushtrisë se Shqipërisë.

Gjeneral Rama tha se janë në kontakt me pjesëtarët e Forcës dhe autoritetet në Shqipëri dhe janë të gatshëm të dërgojnë pjesëtarë dhe pajisje shtesë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img