Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e pestë dhe të parafundit për këtë edicion në Ligën e Kombeve.
Këtë të shtunë, “Dardanët” do të luajnë në udhëtim te Irlanda e Veriut. Ndeshja është e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C dhe do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.
Kosova do të synojë sërish fitoren ndaj irlandezoveriorëve. Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy ekipeve më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte mbyllur me rezultatin 3:2.
Greqia e ka siguruar vendin e parë në këtë grup, teksa Kosova synon ta mbajë vendin e dytë – aty ku pozicionohet momentalisht me 6 pikë.
Ndërkaq, Irlanda e Veriut është e treta në grup me 2 pikë./Prishtinapress/