Kryetari në ardhje i komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka bërë të ditur emrat e atyre që do të marrin pozitat e drejtorëve në këtë komunë.
Ditë më parë, Nura kishte deklaruar se nënkryetar i kësaj komune do të jetë Sami Lushtaku.
Ndërkaq, ai sot ka publikuar edhe emrat e udhëheqësve të drejtorive që do të angazhohen për katër vitet e ardhshme.
Emrat e publikuar nga Nura:
Drejtoria për Financa – Ismet Aliu;
Drejtoria për Urbanizëm – Zymer Deliu;
Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale – Rrezarta Ibrahimi;
Drejtoria për Arsim – Kastriot Duraku;
Drejtoria për Bujqësi – Behgjet Maliqi;
Drejtoria e Inspeksionit – Valon Haliti;
Drejtoria për Gjeodezi, Pronë e Kadastër – Aferdita Seferi Gecaj;
Drejtoria për Shërbime Publike – Alban Shala;
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Alban Berisha;
Drejtoria për Administratë – Hamit Geci