Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, me fillim nga ora 10:00.
Çmimi i naftës ka shënuar ulje për një cent, gjersa ai i benzinës është rritur për një cent.
Sipas njoftimit të MINT, çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës do të jenë si në vijim:
Produkti Dizel: 1.78 euro për litër,
Produkti Benzinë: 1.43 euro për litër;
Produkti Gaz: 0.76 euro për litër.