Site icon PrishtinaPress

Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, benzina dhe nafta sot më lirë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Çmimi i benzinës ka shënuar rënie për dy centë në krahasim me ditën e djeshme, njëjtë edhe ai i naftës.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.72 € për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.58 € për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 € për litër.

Exit mobile version