1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

PTK dhe Vala me plot dështime, humbje financiare dhe probleme në qasje

Raporti i fundit i bërë në Telekomin e Kosovës ka nxjerrur gjendjen alarmante nëpër të cilën po kalon kjo kompani. Raporti i Qeverisë sqaron se rritja e madhe e shpenzimeve në raport me të hyrat e ka vënë Telekomin e Kosovës në një gjendje të rëndë financiare.

Kjo gjendje e rëndë financiare ka reflektuar edhe në tkurrjen e numrit të konsumatorëve, veçanërisht të atyre të telefonisë fikse. Operatori më i madh në vend, Vala 900 po vazhdon të zhgënjejë përdoruesit e saj.

Kohëve të fundit përdoruesit e Valas po hasin në probleme të ndryshme. Janë të shpeshta rastet kur në pikat shitëse të Valas konsumatorët duhet të kthehen prapa pasi që punëtorët e kompanisë thonë se nuk ka mbushje për shkak të problemeve me rrjet.

Poashtu, shumë të shpeshta janë rastet kur ka mungesë edhe të kartelave. Sistemi 3G dhe 4G ka ngarkesa të cilat ndikojnë në ngadalësimin e këtij rrjeti.

Bëzdia bëhet më e tepërt nga vështirësitë që Vala po kalon në ditët e fundit edhe në thirrjet telefonike. Për të gjitha këto, ende nuk ka asnjë arsyetim nga kompania në fjalë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img