3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

PSRK shenjëstron një rast të ri: Konfiskohen armatim, 30 vetura e prona rreth 20 milionë euro

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një rast të ri.

Përmes një komunikate për media, PSRK njofton se rasti është shenjëstruar për “Shpëlarja e parave”, si dhe vepra të tjera penale.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth tridhjetë (30) vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milion (20.000.000) euro.

Në këtë rast për momentin janë të ndaluar tre persona dhe të njëjtit sipas vendimit të gjykatës janë nën masën e paraburgimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img