Site icon PrishtinaPress

PSRK liron serbin që u arrestua dje nën dyshimet për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që ta lirojë qytetarin serb që u arrestua gjatë ditës së djeshme në Merdar nën dyshimet për krime lufte ndaj popullsisë civile në Vushtrri.

Përmes një komunikate për media, PSRK njofton se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit të të arrestuarit.

“Prokuroria Speciale njofton se pas shqyrtimit të kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës, kjo prokurori ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version