Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së sigurisë ndaj kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
PSRK kërkon që Krasniqit t’i caktohet masa e paraburgimit, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’.
Krasniqi është arrestuar të mërkurën pas bastisjeve që janë kryer në zyrën dhe dy banesat e tij.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./PrishtinaPress/