2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Psikologia e QKRMT: Gjithçka mbetet e fshehtë, emrat e viktimave seksuale në luftë nuk zbulohen

Psikologia Selvi Izeti – Çarkagjiu nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës  thotë se një nga drojat e viktimave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë është zbulimi i identitetit të tyre.

Ajo thotë se trajtimi i viktimave nga organizata e saj është tërësisht diskret dhe të dhënat e tyre ruhen dhe nuk shpërndahen.

Izeti – Çarkaxhiu thotë se ndonjëherë frika e viktimave seksuale është zbulimi i emrave të tyre sikurse i vetaranëve të luftës, për shembull, por psikologia garanton se kjo nuk mund të ndodhë.

Ajo tregon se përpjekjet më të mëdha janë të identifikimit të viktimave, pasi edhe më tutje, ato/ata hezitojnë të ndajnë rrëfimin e tyre.

“Dëshmi e gjallë është rrëfimi i tyre. Kështu që pjesë e aplikimit [për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale] është rrëfimi i tyre, ku ka ndodhur, ku ka ndodhur”, tha ajo.

Ajo thotë se viktimat që lajmërohen në Qendër, ata/ato marrin trajtimin për rehabilitimin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img