Site icon PrishtinaPress

Psikiatri: Duhet të kemi kujdes me publikimin e pamjeve të vrasjeve, për dikë janë tmerruese, për dikë motivuese

Psikiatri Sami Rexhepi ka reaguar për publikimin e pamjeve të vrasjes së një 30 vjeçi në Ferizaj. 

Videot e vrasjeve dolën pak kohë pas ngjarjes, ndërsa Rexhepi thotë se këto janë të tmerrshme për disa kategori të shoqërisë.

Ai po ashtu ngre alarmin duke thënë se këto imazhe edhe mund të jenë motivuese për dikë. 

“Duhet të kemi kujdes me publikimin e pamjeve të vrasjeve, për dikë janë tmerruese, për dikë motivuese”, tha ai në emisionin Pressing në T7. 

Rexhepi pati kritika edhe për spotet e rep-këngëtarëve duke thënë se ato janë denigruese.

Exit mobile version