Paris Saint-Germain ka ndryshuar mendje sa i përket yllit të tyre Kylian Mbappe.
Skuadra franceze e kishte lënë Mbappen jashtë skuadrës në ndeshjen e parë sezonale ndaj Lorient.
Por, tani klubi nga “Parku i Princave” ka njoftuar se ylli francez është ri-integruar në ekipin e parë.
“Pas bisedimeve shumë konstruktive, pozitive midis PSG-së dhe Kylian Mbappé para ndeshjes kundër Lorient, lojtari është rikthyer në skuadrën e stërvitjes së ekipit të parë këtë mëngjes”, thuhej në njoftimin e PSG-së.
Mbappe ka edhe një vit kontratë me PSG-në dhe ka njoftuar se nuk do të rinovojë.
E për këtë, francezët duan ta shesin këtë verë që të përfitojnë para nga ai.