Zlatan Ibrahimoviç është një nga sulmuesit më të mirë dhe ka luajtur për klubet më të mira evropiane, por nuk ia ka dalë asnjëherë të fitojë Ligën e Kampionëve
Ka mjaftuar fitorja spektakolare e Paris Saint Germain, ndaj Barcelonës, me rezultat 4:0, që në rrjetet sociale të fillojë ironia me sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimoviç
Pavarësisht se Ibra e ka kërkuar me çdo kusht fitoren e Ligës së Kampionëve, fati ka qenë shumë ironik me të sepse 2 klube kanë fituar trofeun menjëherë pasi është larguar sulmuesi suedez, Interi në vitin 2010 dhe Barcelona më vitin 2011.
Ky fakt nuk i ka shpëtuar tifozëve të futbollit, të cilët menjëherë kanë filluar të tallen me fatin e suedezit, ndërsa tifozët e PSG-së kanë nisur të ëndërrojnë. Ibrahimoviç la Parisin këtë sezon, për tu bashkuar me Manchester United dhe francezët urojnë që ironia e fatit të suedezit të përsëritet.






