Paris Saint-Germaini ka vendosur përfundimisht të marrë masa sanksionuese ndaj Lionel Messit.
Klubi francez ka vendosur të pezullojë argjentinasin për dy javë dhe me efekt të menjëhershëm, ka raportuar “RMC Sport”, transmeton Gazeta Express.
Ky vendim për suspendimin e Messit vije pasi ai bëri një udhëtim në Arabinë Saudite pa lejen e klubit.
Tani, 35-vjeçari do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të PSG-së. E para vjen kundër Troyes këtë të diel dhe e dyta kundër Ajaccio të shtunën, më 13 maj.