Paris Saint-Germaini është i vendosur që të largohet nga Neymar për të dytin vit radhazi. Pavarësisht përpjekjeve të pasuksesshme në të kaluarën, drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, thuhet se ka nisur tashmë hapat e nevojshëm për të rritur shanset për një largim të brazilianit, sipas “FootMercato”.
Veprimet e fundit të disa tifozëve, të cilët shkuan deri në shtepinë e lojtarit në Bougival për të kërkuar largimin e tij nga klubi, janë dënuar zyrtarisht nga klubi, por këto veprime mund të shtynë edhe Neymarin drejt largimit.
Edhe vitin e kaluar ylli i Brazili po i ofrohej shumë klubeve evropiane, teksa dukej se largimit i tij nga “Parc des Princes” ishte afër.
Ardhja e Luis Campos nuk e ndryshoi situatën; përkundrazi, ai tentoi gjithashtu të largonte 31-vjeçarin, siç u tha “për të shmangur uljen e vlerës së lojtarit”.
Megjithatë, asgjë duket se nuk ka ndryshuar qëllimin e klubit francez as këtë vit.
PSG-ja raportohet se ka nisur edhe një herë procesin për të ndarë rrugët me 10-shin e tyre këtë verë, duke kërkuar agjentë për të gjetur një rrugë të përshtatshme largimi për lojtarin.
Ndërsa, sipas mediumit spanjoll, “Relevo”, edhe ish-sulmuesi i Barcelonës e dëshiron largimin nga kryeqyteti i Francës, pasi ndjehet i tronditur nga ngjarjet e fundit.
Ndryshe, Neymar me parisienët ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.