Paris Saint-Germaini nuk e ka zyrtarizuar ende largimin e trajnerit Christophe Galtier, e rrjedhimisht, as angazhimin e Luis Enriques në bankinë.
Një vonesë që është dashur të bëhej derisa të gjendet një zgjidhje për ndarjen me trajnerin francez, e cila duket se është e pashmangshme dhe që do të ndodhë shumë shpejtë.
Sipas mediumit francez “L’Equipe”, ndryshimet në krye të shtabit teknik mund të bëhen të ditura në këtë fundjavë ose javën tjetër, respektivisht në ditët e para të muajit korrik, siç kishte ndodhur edhe një vit më parë kur Galtier e kishte zëvendësuar Mauricio Pochettinon.
Luis Enrique tashmë ka arritur marrëveshje për të punuar në “Parkun e Princave”, ndërsa do të mundohet ta ndërtojë një skuadër të re pasi Lionel Messi u largua dhe rrugën e tij mund ta ndjekë edhe ylli kryesor i ekipit, Kylian Mbappe, i cili mund të përfundojë në Real Madrid.