7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

PSG-ja e pret sot një ofertë “të ulët dhe fyese” të Realit për Mbappen

Paris Saint-Germain po e pret një ofertë të ulët dhe fyese të Real Madridit për kartonin e Kylian Mbappes.

Sulmuesit francez i është dhënë afat deri sot për të arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratën me gjigantin francez.

Dhe, mediumi “RMC Sport” raporton se “Los Blancos” do të mundohen ta zgjidhin këtë çështje me një ofertë “fyese”.

Mbetet të shihet se sa para do t’i ofrojë gjiganti spanjoll, i cili shihet si favorit për ta transferuar Mbappen, i cili e ka ëndërr të luajë në “Santiago Bernabeu”.

PSG-ja nga ana e saj nuk e ka ndërmend të heq dorë nga njëri prej futbollistëve më të mirë në botë për një shumë më të ulët se 250 milionë euro.

Mbappen ndërkohë po e kërkon edhe Liverpooli dhe thuhet se palët i kanë nisur negociatat për një huazim të mundshëm të lojtarit për një vit në “Anfield Road”.

Nënkampioni botëror ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024, por nuk ka pranuar ta vazhdojë atë për një vit, siç ishte opsioni, prandaj francezët duan ta shesin këtë vit pasi në verën e ardhshme mund ta humbasin pa para.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img