1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

PSG humbi De Jong, por po ia merr Chelseat lojtarin nga dora

PSG ka pësuar një “shok” dje kur pranoi lajmin se Barcelona ka nënshkruar marrëveshje me talentin holandezin, Frenkie de Jong.

Por, në situatën që ndodhet skuadra franceze, e ka të domosdoshme që të nënshkruaj me një lojtar të pozitës së mesfushës.

Kështu, parisienët janë futur në garë me Chelsean për shërbimet e mesfushorit të Zenit St.Petersburg, Leandro Paredes.

“Goal” mëson se skuadra nga Ligue 1 ka dërguar një ofertë prej rreth 40 milionë eurove në drejtim të Rusisë, transmeton prishtinapress.eu

Në anën tjetër, Chelsea, të cilët po synojnë që ta gjejnë zëvendësuesin e Cesc Fabregas, e vlerësojnë lojtarin me 30 milionë euro.

Kështu duke ofruar 10 milionë më shumë, kampionët e Francës janë favorit për nënshkrimin me reprezentuesin argjentinas.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img