Milan Skriniar vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Paris Saint Germain për repartin defensivë.
Qendërmbrojtësi sllovak ishte shënjestër e parisienëve edhe në verë, por Interi refuzoi disa oferta duke mos e lejuar largimin e yllit të ekipit.
Gjithsesi PSG po pret qëSkriniar të mos e vazhdoj kontratën me Interin dhe ta marrë si transferim të lirë në verën e vitit 2023.
Por në rast se sllovaku zgjedh të qëndroj te Interi ose pranon ndonjë ofertë tjetër, parisienët kanë një plan b për ta përforcuar mbrojtjen.
Talenti francez i Milanit, Pierre Kalulu është në listën e dëshirave të kampionëve të Ligue 1 nëse nuk arrihet Skriniar.
Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier e pëlqen shumë Kalulun i cili mund të luaj në të gjitha pozitat e mbrojtjes dhe ai mund të jetë përforcimi i ardhshëm i kryeqytetasve francez.
22-vjeçari ka shfaqur formë fantastike prej se është transferuar te Milan, derisa vlera e tij po rritet çdo ditë e më shumë.
Kalulu ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2025, derisa PSG mund tëo frojë deri në 50 milionë euro për transferimin e tij.