PSG ka marr fitore të merituar ndaj Milanit në Champions League.
Parisienët fituan me rezultat bindës 3-0, shkruan IndeksOnline.
Kylian Mbappe hapi serin e golave në minutën e 32-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.
Randal Kolo Muani dyfishoi rezultatib në minutën e 53-të, ndërsa Kang-In Lee vulosi fitoren në të 89-tin minutë.
Me këtë fitore PSG merr kreun e tabelës në Grupin F me 6 pikë, ndërsa Milani renditet e fundit me vetëm 2 pikë./IndeksOnline/