3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

PSG e “prenë në besë” Barcelonën, ja çfarë po ndodh me Rabiot

Barcelonës nuk po i ecën më së miri në afatin kalimtar dimëror.

Skuadra katalane është në kërkim të një marrëveshjeje me mesfushorin e PSG-së, Adrien Rabiot.

Më herët ishte thënë se skuadra dhe lojtari ishin pajtuar në terme personale, megjithatë pritej vetëm zyrtarizimi mes skuadrave.

Rabiot pritej të kalonte tek Barcelona në fund të këtij sezoni, me parametra zero, pasi kontrata e tij me kampionët e Francës skadon në verën e ardhshme.

Por, së fundmi, “Paris United” shkruan se PSG po synojnë ta shesin lojtarin në këtë afat kalimtar, në mënyrë që të fitojnë diçka nga ai, transmeton prishtinapress.eu

Ndër skuadrat që kanë shprehur interesim për lojtarin është edhe skuadra e Bayern Munich.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Adrien Rabiot, lojtarit më të përmendur gjatë këtij afati kalimtar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img