Site icon PrishtinaPress

PSG e nxjerr në shitje Neymarin

Soccer Football - Ligue 1 - Paris St Germain Training - Ooredoo Training Centre, Saint-Germain-en-Laye, France - February 10, 2022 Paris St Germain's Neymar during training REUTERS/Sarah Meyssonnier

Futbollisti brazilian, Neymar është nxjerr në shitje dhe me shumë  mundësi nuk do të jetë pjesë e PSG-së për sezonin e ri.

Raportohet se ky është vendimi i fundit i marr nga kampioni i Francës, shkruan IndeksOnline.

PSG po ndërton një skuadër të re dhe presidenti Al Khelaifi është duke bërë një revolucion në skuadër.

Ky vendim i është përcjell edhe trajnerit Luis Enrique, i cili gjatë prezantimit të tij ka shprehur dëshirën të punojë përsëri me Neymar.

Për transferimin e sulmuesit brazilian është e interesuar ish-skuadra e tij, Barcelona, ndërsa ka interesim edhe nga Chelsea dhe klubet nga Arabia Saudite.

Exit mobile version