Site icon PrishtinaPress

PSG e nis sezonin e ri pa treshen e famshme

Pa “MNM-në” e famshme, Paris Saint-Germain e nis sonte mbrojtjen e titullit në Ligue 1.

Kampioni në fuqi i Francës e luan sonte ndeshjen e parë të sezonit ndaj Lorient në shtëp.

Klubi nga “Parku i Princave” përjetoi ndryshime të mëdha në skuadër gjatë verës, teksa nuk do ta ketë treshen Messi-Neymar-Mbappe.

Messi u largua, kurse në skuadër për ndeshjen e parë kampionale nuk janë as Mbappe e Neymar.

Kjo dyshe pritet të largohet nga klubi.

Exit mobile version