Paris Saint-Germain e ka mbyllur me humbje sezonin 2022/23 në Ligue 1.
Përkundër humbjes, PSG është shpallur kampion xhiron e kaluar, ndërsa java e fundit ishte sa për statistika.
Parisienët u mposhtën 2:3 nga Clermont, ku protagonist në golin e fitores ishte futbollisti kosovar, Elbasan Rashani.
Ai asistoi në golin e fitores të shënuar nga Kyei në minutën e 63-të.
Kjo ishte ndeshja e fundit për Messin dhe Ramosin në fanellën e PSG-së.