Paris Saint-Germain ka përfunduar marrëveshjen për nënshkrimin e Marco Asensio si lojtar i lirë.
Marrëveshja verbale është arritur dhe kontrata do të nënshkruhet në ditët e ardhshme, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Asensio, pritet të nënshkruajë deri në qershor 2027 — është marrëveshje katër vjeçare për pagën afër 10 milionë euro.
Aston Villa dhe AC Milan ishin të prirur për nënshkrimin e tij por Asensio vendosi për PSG – Luis Campos ishte vendimtar./PrishtinaPressSport/