0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Pseudo opinionistë”, Arjan Konomi thumbon Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin

Në një postim në Instagram, Arjan Konomi u rikthye pas në kohë, ku u ndal te eksperienca e tij si opinionist në “Big Brother”, koment që nga shumë ndjekës online u konsiderua si thumb për Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin, dy opinionistët aktualë të BBVA.

Duke i quajtur ‘pseudo-opinionistë’, Arjani kritikon sjelljen e tyre në ekran, madje ai kërkon të dijë se çfarë kanë arrirë ata të dy në karrierë, që ndodhen të ulur në ato pozicione, në një program që ka super audiencë.

“15 vite më parë!!! Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht! Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë?” shkruan Arjan Konomi.

“Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta!!!”, shkruan ai.

Arjan Konomi thumbon Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin?

Më pas, Konomi ndryshoi mbishkrimin duke shkruar vetëm: “Na ishte njëherë…15 vjet më parë!!! Përvoja profesionale në media të bën opinionist!”

“Prime” i kaluar në BBV solli debate shumë të ashpra mes opinionistëve dhe ish-konkurrentëve. Zhaklina u përplas me Efin e më pas Arbri me këtë të fundit dhe me Ronaldon. I gjithë spektakli i kaluar, u fokusua tek klipi me të cilin u përball Kiara dhe tek debatet në studio.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img