-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pse Vuçiq nuk e nënshkroi marrëveshjen në Ohër, sipas deputetit shqiptar Shaip Kamberit?

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi për ka folur rreth marrëveshjes Kosovë- Serbi të arritur më 27 shkurt në Bruksel e më pas edhe dakordimin për planin e veprimit e zbatimit të marrëveshjes më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta Blic.

Sipas Kamberit, ka disa arsye që në marrëveshjen, sipas planit franko – gjerman nuk u diskutua çështja e Luginës së Preshevës.

Ky deputet shqiptar thotë se marrëveshja mes palëve nuk është finale dhe se gjatë rrugës për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë do të diskutohet edhe për Luginën e Preshevës, gjegjësisht të drejtat për pakicën shqiptare në atë pjesë të Serbisë.

Politikën që po ndjek aktualisht presidenti serb Aleksandër Vuciq, e ka krahasuar me atë të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Shihej që ajo që është pritur, është krijuar një bindje se me një nënshkrim do të përfundoj gjithçka, por e gjithë kjo është një proces, u shndërrua në një proces, në kuadër të një procesi, të cilën palët duhet t`i përmbushin obligimet e veta. Besoj se Aleksandër Vuçiqi, i cili brenda shtetit po përballet me kritikët e vet lidhur me atë se është i ’butë’ ndaj Kosovës, tepër, e që mund të jetë një lojë e tij që e luan me ekstremistët e djathë. Kërkon më tepër kohë për ta bindur opinionin e vet se marrëveshja me Kosovës është e pashmangshme dhe se realiteti i krijuar në Kosovë është i pashmangshme për t`u pranuar nga ana e Serbisë, prandaj edhe besoj se e gjithë kjo që është shndërruar në një proces, kërkon edhe pak kohë deri të vijë deri te një dakodrim i plotë me nënshkrim të dokumentit’, thotë Kamberi.

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, ka thënë se në rast se mund të dështoj marrëveshja bazuar në propozim evropian, atëherë mund të rikthehet në tavolinë, ideja e shkëmbimit të territoreve.

“Këtu është problemi, ne kemi një referendum, shqiptarët e Luginës së Preshevës në `92, me 1 dhe 2 mars, janë deklaruar për autonomi politike territoriale me të drejt bashkimin me Kosovën, pra kërkesa jonë e shprehur në referendum është bashkimi i Luginës së Preshevës. Në rast se bashkësia ndërkombëtare lejon thyerjen e kufijve të brendshëm të ish- Jugosllavisë, por si tërësi çdo metër katrorë i këtij territori t`i bashkohet territorit të Kosovës, jo një pjesë, sepse kjo një pjesë e Luginës së Preshevës është diçka që mund të sjell katastrofa të reja. Mirëpo ne jemi në terrenin e real të politikës, aty ku bashkësia ndërkombëtare ka qëndrim të qartë se s`ka ndryshim të kufijve, se normalizmi i raporteve do të vij përmes këtyre hapave që janë të ngadalshëm, sepse kaluan shumë vite nga përfundimi i luftës dhe akoma nuk kemi ndonjë përparim serioz, dhe në kuadër të kësaj real politike, ne po mundohemi që kërkesat tona t`i shtrojmë, të jenë të drejta dhe pranueshme për bashkësinë ndërkomëbatre, pë rata që faktikisht e bëjnë ligjin në arenën ndërkombëtare”, thotë ai.

Sipas tij, SHBA dhe BE janë dy partnerët kryesore nga të cilat varen edhe raportet mes Kosovës dhe Serbsisë për një marrëveshje eventuale përfundimitare, por edhe e ardhmja e Luginës së Preshevës.

“Është shumë e qartë se Serbia me vullnet nuk lëshon pe në drejtim të realizimit të kërkesave tona, ajo duhet të jetë pjesë në një procesi, i cili do të demokratizoj për brenda atë në radhë të parë dhe mandej në këtë proces të anëtarësimit të saj në BE ( Serbisë), të rregullimit të raporteve me Kosovën dhe gjithë fqinj tjerë, sepse ka problem edhe me Bosnjën, ka problem edhe me Malin e Zi, ka problem edhe pse nuk i theksojnë edhe me Maqedoninë dhe këto probleme vijnë për shkak te aspiratës territorial të cilën Serbia e ka ndaj të gjitha shteteve, në pjesët ku jetojnë serbët. Ka një politikë të vjetër të Sllobodan Milosheviqit, e cila tash po kamuflohet përmes formulës bota serbe, respektivisht shtirjes së shtetit serb gjithkund atje, ku jetojnë serbët, por jo për ta përdorur pakicën e vet si urë komunikimi dhe bashkëpunimi, por për ta destabilizuar shtetin përkatës”, thotë Kamberi në Blic Interview.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img